Si funksionon
Ekzekuto rrjetin tënd VPN dhe merr kontrollin mbi trafikun tënd të internetit
Outline e përmirëson modelin e rrjeteve tradicionale VPN duke e bërë të lehtë për çdo person të krijojë rrjetin e vet VPN.
Rrjetet tradicionale VPN
Rrjetet tradicionale VPN shpesh mund të bllokohen me lehtësi sepse mund të zbulohen me lehtësi.
Kur ti përdor një rrjet VPN, trafiku yt është anonim, por protokolle të caktuara të sigurisë të përdorura nga rrjetet e njohura VPN përdorin nënshkrime unike kriptografike që mund të identifikohen dhe të bllokohen me lehtësi.
Kur e lidh pajisjen tënde me një rrjet tradicional VPN, trafiku yt mund të zbulohet me lehtësi sepse vëllimi i trafikut të ngjashëm e bën të lehtë gjetjen dhe bllokimin e një serveri.
Outline
Outline funksionon edhe kur bllokohen rrjetet e tjera VPN dhe është rezistent ndaj formave të sofistikuara të cencurës, si p.sh. bllokimi në bazë rrjeti ose bllokimi i adresave IP.
Outline është më i fortë sepse është ndërtuar duke përdorur një protokoll që është dizajnuar të jetë i vështirë për t'u zbuluar dhe, për këtë arsye, më i vështirë për t'u bllokuar.
Ndaj në mënyrë private qasjen në serverin tënd me një grup personash të besuar. Nëse ka më pak persona të lidhur me serverin tënd, kjo do të thotë që është më e vështirë që ai të zbulohet dhe më e lehtë të ruash privatësinë.
Outline është ndërtuar duke pasur parasysh privatësinë tënde.
Ai nuk e regjistron asnjëherë trafikun tënd dhe as nuk e monitoron përdorimin tënd të internetit.
Merr Outline Manager Merr klientin e OutlineMëso se si e përdorin Outline individët dhe organizatat
Nuk arrin ta gjesh atë që po kërkon?
Kontrollo faqen tonë të mbështetjes.
Pyetjet e shpeshta për Outline