Fillo
Dy produkte që punojnë së bashku
Outline përfshin dy produkte të ndërlidhura që punojnë së bashku për të të ofruar ty dhe komunitetit tënd qasje të pandërprerë në internet.
Step 1
Fillo me Outline Manager
Konfiguro serverin tënd nga aplikacioni Outline Manager për desktop
Shkarko aplikacionin Outline Manager për desktop për të filluar të konfigurosh serverin tënd. Ne e kemi projektuar Outline për të të lejuar të menaxhosh gjithçka në lidhje me serverin tënd, të gjitha në një vend të vetëm. Zgjidh nga një listë ofruesish të besuar të shërbimit të resë kompjuterike ose mund të përdorësh infrastrukturën tënde të Linux. Shumë ofrues të shërbimit të resë kompjuterike ofrojnë plane për 5 USD në muaj ose më pak.
Pasi të kesh shkarkuar Outline Manager, do të të kërkohet të zgjedhësh se në cilin ofrues të shërbimit të resë kompjuterike dëshiron ta ekzekutosh serverin. Zgjidh nga disa prej ofruesve më të besuar të shërbimit të resë kompjuterike si p.sh. Digital Ocean, AWS ose Google Cloud. Pasi të kesh zgjedhur ofruesin e shërbimit të resë kompjuterike, ofruesi do të të drejtojë nëpër procesin e vet specifik të prezantimit, por do të mund ta menaxhosh serverin tënd nga aplikacioni yt Outline Manager.
Outline të lejon të zgjedhësh se ku dëshiron të jetë vendndodhja e serverit tënd. Drejtoje trafikun tënd nëpërmjet Singaporit, Gjermanisë ose Shteteve të Bashkuara, ndër shumë shtete të tjera.
Step 2
Krijo çelësat e qasjes
Krijo çelësa qasjeje për t'i lidhur pajisjet e tua dhe për të ndarë qasjen me rrjetin tënd
Pas konfigurimit të serverit tënd, krijo çelësa unikë të qasjes drejtpërdrejt nga aplikacioni Outline Manager për desktop. Outline Manager të lejon të dërgosh ftesa për lidhje me serverin tënd nëpërmjet platformës sate të preferuar të komunikimit. Çelësat e qasjes janë mënyra se si i lidh pajisjet e tua me Outline Manager dhe si i mbron ato duke përdorur serverin tënd. Çdo çelës qasjeje është unik dhe mund të menaxhohet ose të fshihet drejtpërdrejt nga serveri. Kufijtë e të dhënave të lejojnë të kontrollosh se sa gjerësi bande lejohet të përdorë çdo çelës.
Lidhja me serverin tënd po aq e lehtë sa pranimi i ftesës sate. Pasi të lidhesh, mund ta aktivizosh dhe ta çaktivizosh me lehtësi lidhjen nga aplikacioni.
Step 3
Merr aplikacionin e klientit të Outline për desktop dhe celular
Lidhu duke përdorur çelësin tënd unik të qasjes
Shkarko aplikacionin e klientit të Outline nga App Store ose "Dyqani i Google Play" dhe lidhu duke përdorur çelësin tënd unik të qasjes. Aplikacioni i klientit ofrohet për pajisjet celulare dhe të desktopit, kështu që mund të qasesh në internetin e hapur dhe të komunikosh në mënyrë private kudo ku ndodhesh dhe nga të gjitha pajisjet e tua.
Pasi të jesh lidhur me pajisjet e tua, mund ta ndash qasjen në serverin tënd me shokët ose kolegët e tu. Krijo çelësa unikë të qasjes dhe dërgoja çdo personi në rrjetin tënd që ka nevojë për qasje të pafiltruar në internet. Menaxho qasjen në serverin tënd me kufijtë e të dhënave, duke të dhënë opsionin për të kufizuar përdorimin në rast se dikush në rrjetin tënd po përdor shumë gjerësi bande.
Përdor lidhjen alternative. Mëso kërkesat për ekzekutimin e klientit.
Nuk arrin ta gjesh atë që po kërkon?
Kontrollo faqen tonë të mbështetjes.
Pyetjet e shpeshta për Outline