Për zhvilluesit
Outline SDK
Një bibliotekë dhe një paketë veglash për platforma të ndryshme për të ripërdorur me lehtësi strategjitë e përparuara të rrjeteve të Outline për të zvogëluar edhe ndërhyrjet më të ndërlikuara në nivel rrjeti.
Qëndrueshmëria ndaj censurës që në konceptim
Censura në internet është vazhdimisht në evoluim. Dhe tani, strategjitë e provuara nga Outline, të cilat kanë ndihmuar miliona përdorues të kenë qasje në internet edhe në kushtet më të vështira, janë të disponueshme për zhvilluesit në një paketë SDK të lehtë për t'u përdorur. Paketa SDK e Outline funksionon nëpër të gjitha platformat kryesore dhe është dizajnuar me kujdes për të lejuar kompozimin elastik dhe ripërdorimin e teknologjisë sonë.
Paketa SDK e Outline bën të mundur dy raste të veçanta të përdorimit nga zhvilluesit.
Zhvilluesit mund të fokusohen që të ndihmojnë më shumë përdorues të marrin pjesë në internetin global dhe të kenë qasje në përmbajtjet e tyre, ndërkohë që paketa SDK e Outline ofron një qëndrueshmëri më të lartë dhe të integruar ndaj bllokimit.
Krijuesit e aplikacioneve
Integro strategjitë e përparuara të rrjeteve drejtpërdrejt në aplikacionet e tua, duke anashkaluar ndërhyrjet e padëshiruara në rrjet dhe duke shkyçur qasjen në përmbajtjet e tua.
Zhvilluesit e VPN-së
Shfrytëzo blloqet thelbësore të ndërtimit dhe strategjitë e burimit të hapur të Outline për të krijuar një përvojë të nivelit më të lartë me VPN-në, e cila evoluon bashkë me një kompani kryesore në këtë industri.
Veçoritë kryesore
Ndërfaqet e hartueshme
Përfito nga ndërfaqet e krijuara për ripërdorim si dhe për elasticitet. Integro me lehtësi strategji të gatshme me zbatimet e tua për të krijuar një përvojë të personalizuar.
Strategji të ndryshme në zhvillim
Zgjidh nga një paketë strategjish të lidhjeve, të cilat përfshijnë që nga opsionet e bazuara te proxy, si p.sh. Shadowsocks, e deri te zgjidhjet pa proxy si p.sh. fragmentimi dhe DNS-ja e qëndrueshme. Me ndryshimin e peizazhit dixhital, strategjitë tona përshtaten dhe zgjerohen, duke siguruar që lidhshmëria jote është gjithmonë një hap përpara.
Bibliotekat e VPN-së
Qasu te blloqet thelbësore të ndërtimit për një aplikacion të VPN-së për platforma të ndryshme. Kjo përfshin përshtatës si "tun2socks" për të realizuar lidhjen mes adresës IP dhe shtresave të transportimit, si dhe menaxhimin gjithëpërfshirës të bllokimit të protokollit UDP, ndër veçori të tjera të përparuara.
Nuk arrin ta gjesh atë që po kërkon?
Kontrollo faqen tonë të mbështetjes.
Pyetjet e shpeshta për Outline